Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Presidenti i Interit pro shtyrjes së takimit pas kolapsit: Vendim i drejtë, shëndeti i lojtarit gjëja më e vlefshme

Shkruar nga NEWSPORT
Presidenti i Interit pro shtyrjes së takimit pas kolapsit: Vendim i
Presidenti i Interit

Fiorentina-Inter është shtyrë për arsye të momentit tragjik me lojtarin e klubit ‘Viola’, Bove i cili humbi ndjenjat gjatë lojës. Për këtë incident që po përflitet anembanë, ka folur edhe presidenti i klubit ziklatër, Beppe Marotta.

Marotta në intervistën dhënë pas përfundimit të takimit, i cili nuk u luajt i plotë, ka dhënë mendimin e tij personal nëse sfida duhej apo jo të vazhdonte.

“Fola me drejtorin Prade. Ai është në spital bashkë me lojtarët e tjerë dhe po presin lajme. Vendimi për të shtyrë ndeshjen ishte spontan, por i duhuri.

I shprehim mbështetjen tonë Fiorentinës, lojtarit në fjalë dhe të gjithë mbështetësve të klubit.

Jemi një komunitet dhe vendimi për të ndërhyrë na takon. Se kur do të riluhet ky takim nuk e kemi shtruar ende për bisedë, pasi askush nuk e mendon këtë temë tani në këto çaste.

Shëndeti i lojtarit është gjëja më e rëndësishme në këto momente paniku.”, u shpreh presidenti i Interit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga