
Berat Gjimshiti
Në ndeshjen e fundit mes Atalantës dhe Udineses në Serie A, Berat Gjimshiti e la lojën përpara kohe. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim jo të lehtë në kokë.
31-vjeçari kuqezi u detyrua të marrë 10 qepje në kokë pas atij dëmtimi që pësoi në minutën e 24-t. Trajneri Gasperini ka qenë në mëdyshje nëse Gjimshiti do të ishte i gatshëm për takimin e nesërm ndaj Juventusit.
Pak më parë ka dalë dhe lista e të grumbulluarve e bergamaskëve në sfidën ndaj bardhezinjve, në të cilën është po ashtu dhe Gjimshiti që ka lënë pas atë dëmtim në kokë.
View this post on Instagram
Poll