![Performancë perfekte e mbrojtësit të Kombëtares,](https://cdnimpuls.com/newsport.al/media3/-900-0-1733437998xscreenshot-4-703.jpg)
Lazio ka fituar përballë Napolit në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/8-ave të Kupës së Italisë. Me një super Elseid Hysaj në fushë, lacialët triumfuan me rezultatin 3-1.
Pas kësaj sfide ka folur sulmuesi spanjoll i Lazios, Pedro. Ky i fundit ka folur mbi sezonin që ekipi ku aktivizohet po kalon, teksa ndalet edhe te performanca e Hysajt, duke thënë që është tepër i lumtur për të.
"Sezoni? Mund të jetë i mrekullueshëm, por është shumë herët për të folur. Ka shumë ndeshje të mbetura dhe ne duhet të vazhdojmë kështu. Ishte një përgjigje e mirë kjo e sotmja.
Noslin është një nga lojtarët më të rëndësishëm për ne, por ai ende duhet të rritet. Sot bëri shumë mirë duke shënuar 3 gola. Gjithashtu jam shumë i lumtur edhe për Hysajn”, është shprehur Pedro.