
Juventusi do të përballet me Cagliari nesër në orën 12:30 në Torino. “Bardhezinjtë” do të duan të vazhdojnë ecurinë pozitive të ndërtuar falë 2 fitoreve, një në Champions e një në Serie A.
Trajneri Thiago Motta do të duhet t’i bëjë llogaritë pa Nico Gonzalez, Gleison Bremer si dhe Arek Milik. Ish-trajneri i Bologna pritet t’a nisë me formacion startues 4-2-3-1 si përherë.
Në portë është I padiskutueshëm Di Gregorio. Në mbrojtje të sigurtë janë Kalulu, Gatti, Cambiaso ndërsa në luftë për një vend titullari janë Savona me Danilon. Në mesfushë pritet t’u jepet hapësirë Locatellit dhe Thuram pas lodhjes së Fagioli dhe McKennie.
Përpara sulmi do të jetë I mbështetur tek “ylli” Vlahoviç që ka shënuar 4 gola në 2 ndeshje. Në vend të argjentinasit Gonzalez pritet të startojë portugezi Conceicao që dhuroi spektakël me golin përballë Leipzig.
Juventusi është favorit kundër ishullorëve dhe do të përpiqet të ngushtojë diferencën me kryesuesit e Napolit në -1.