Napoli kërkon të përforcohet në repartin e sulmit gjatë verës. Interesant është fakti se te klubi italian është shfaqur interes për Armando Brojën dhe Albion Rrahmanin.
Broja nuk ka kaluar periudhë të mirë në Premier League këtë sezon, teksa e nisi te Chelsea dhe po e mbyll i huazuar për Fulham. Në anën tjetër Albion Rrahmani ka spikatur me golat e shënuar për Rapidin e Bukureshtit.
Sezoni i vështirë që po kalon Napoli, ka bërë që drejtuesit të mendojnë ndryshime rrënjësore në verë. Tashmë është koha për të parë cila do të jetë lëvizja në drejtim të sulmuesve shqiptar, pasi të dy janë nën kontratë.
Poll