Ylber Ramadani
Lecce mori një pikë shumë të vlefshme dhe tepër të rëndësishme në transfertë ndaj Juventusit. Përballje kjo që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 mes tyre, që është edhe sfida e parë për vitin e ri 2026.
Pas kësaj ndeshjeve ka reaguar në rrjetet sociale mesfushori i Kombëtares shqiptare. Ylber Ramadanii e ka konsideruar një nisje të mirë të vitit, duke i dhënë “peshë” pikës së fituar ndaj Juves në transfertë.
“Një fillim i mrekullueshëm i vitit, le të vazhdojmë kështu. Forca Lecce”, ka shkruar shqiptari. Kujtojmë se deri më tani Ramadani ka zhvilluar 18 ndeshje, në total 1.345 minuta.
View this post on Instagram
Poll
