Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer, Juventusi arrin akord me trajnerin italian

Shkruar nga NEWSPORT
Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer, Juventusi arrin akord me
Thiago Motta (m) & Pioli (d)

Juventus ka arritur një marrëveshje me trajnerin e Bolognas, Thiago Motta. Sipas “Calciomercato”, Motta i cili ishte kandidati kryesor për pankinën e bardhezinjve, ka arritur tashmë një marrëveshje me klubin torinez dhe sezonin e ardhshëm do të marrë vendin e Allegrit.

Ky i fundit ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Juventusin, por Allegri pothuajse e ka të sigurt largimin nga pankina e “Zonjës” në fund të sezonit aktual.

Përsa i përket marrëveshjes mes Juves dhe Mottas, ende nuk ka detaje. Por, gazetat italiane këmbëngulin duke thënë se tashmë palët kanë rënë dakord dhe kanë shtrënguar duart.

Kontrata e Mottas me Bolognan skadon në fund të sezonit dhe ish-futbollisti italian ka refuzuar që të rinovojë. Skuadra e Bolognas momentalisht renditet në vendin e katërt duke besuar ende te kualifikimi në Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga