
Lautaro Martinez
Lautaro Martinez është detyruar të lërë grumbullimin me Argjentinën. Sulmuesi i Interit për shkak dëmtimi nuk do të mund të luajë në sfidën ndaj Uruguait, takim që do të luhet në mesnatën e 22 marsit.
Lojtari është rikthyer në Itali, ku do të vazhdojë vizitat mjekësore me stafine mjekëve të zikaltërve dhe do të nisë rikuperimin. Fillimisht mendohet se futbollisti është mësuar se ka një dëmtim muskulor në kofshën e majtë.
Kështu nëse konfirmohet diçka e tillë, lojtari do të rrezikonte përballjen me Bayern Munich në çerekfinalen e Champions League. Lautaro bëhet sulmuesi i dytë që “braktis” kombëtaren, pasi i dëmtuar është edhe Marcus Thuram dhe ka lënë grumbullimin me Francën.
Poll