
Yildiz dhe Conceicao
Francisco Conceicao nuk mundi dot të përballet në gjysmëfinale ndaj Milanit të babait të vet. Sulmuesi i Juventusit ishte programuar në formacion si titullar ndaj kuqezinjve, por një shqetësim nuk mundi që ai të vazhdonte.
Prej ditësh trajneri Motta ka qenë në ankth nëse 21-vjeçari do të kthehet shpejt në fushat e lojës dhe tashmë në kampin e Juventusit ka ardhur një lajm i mirë.
Kontrollet e sotme në J Medical për Francisco Conceicaon kanë nxjerrë në pah se nuk ka lëndime serioze për të. Megjithatë prania e portugezit në fundjavë ndaj Torinos në derbi është ende e pasigurt.
Poll