
Conceicao, Kolo Muani
Juventus shprehet i vendosur për të mbajtur në Itali Francisco Conceicaon. Sipas disa burimeve në media thuhet se po punohet intensivisht që portugezi të finalizojë një kontratë me bardhezinjtë.
22-vjeçari ka një kontratë aktuale me Porton që skadon në gusht të vitit 2029. Klubi i Juventus duhet të paguajë 30 milionë euro për të mbyllur marrëveshjen me Porton.
Paraqitja e mesfushorit ka qënë premtuese dhe shumë e pëlqyeshme nga trajneri Thiago Motta dhe nga drejtuesit e klubit të cilët janë bindur për të mbajtur portugezin në Torino. Në 29 ndeshje ai ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.
Poll