Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Kjo fitore na jep besim”, Berat Gjimshiti flet pas triumfit me Fiorentinën: Kemi lojtarë me nivel të lartë, po shihen ndryshimet

Shkruar nga NEWSPORT
“Kjo fitore na jep besim”, Berat Gjimshiti flet pas triumfit me
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti ishte një nga më të mirët te Atalanta në fitoren 2-0 ndaj Fiorentinës. Mbrojtësi shqiptar ishte i pakalueshëm në prapavijë, duke iu bë “ballë” sulmeve të kundërshtërëve.

Pas këtij triumfi ka folur për mediat 32-vjeçari. Lideri kuqezi ka theksuar se kjo fitore i jepo besim skuadrës, pasi vinin nga një moment jo shumë i mirë në kampionat. Ndër të tjera ka theksuar se Paladino ka bërë disa ndryshime të cilat po japin dhe rezultat.

“Nuk vinim nga një moment shumë i mirë në kampionat. Duhej të tregonim që Atalanta është ende, edhe në Serinë A dhe jo vetëm në Europë. Dhe përgjigja e duhur erdhi pikërisht përpara tifozëve tanë. Ky sukses na jep besim. Nuk ishte e thjeshtë dhe duhet t’u bëjmë komplimente edhe Fiorentinës për paraqitjen e saj. Në ndeshje të tilla duhet edhe pak fat.

Trajneri Paladino ka goditur në vendin e duhur te disa lojtarë, shihet në fushë. Shumë elementë të skuadrës tashmë tentojnë lojën një kundër një, kjo është ajo që na mungonte. Përpara kemi lojtarë me nivel të lartë dhe në këto dy ndeshje të fundit shihej ndryshimi”, ka theksuar kapiteni i Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu