
Ish-presidenti i Milanit, Paolo Scaroni i cili tani mban sërish një rol drejtuesi në kompaninë kuqezi, foli për sezonin e ekipit, humbjen e rëndë në derbi dhe të ardhmen e trajnerit Pioli.
“Derbi ishte një ditë shumë e vështirë, ndaj Interit do të donim të fitonim ndonjëherë pasi kemi shumë humbje rradhazi. E kaluam edhe këtë dhe mund të them se Interi e meritoi këtë Scudetto. Përgëzova kolegët e mi Marotta dhe Antonello.”
A mund të konfirmoni se Pioli nuk do të jetë trajner i Milanit sezonin e ardhshëm?
"Jo, nuk do ta konfirmoj. Trajneri ynë është Pioli, për momentin dhe deri në fund të sezonit do të jetë ai. Unë po llogaris te Pioli që të na bëjë të fitojmë ndeshjet që duam të fitojmë për të na garantuar vendin e dytë. Më pas në fund të sezonit Pioli dhe drejtuesit do të bëjnë vlerësime për të ardhmen, do të doja ta shmangja këtë temë deri në fund të sezonit.”