Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Kemi pak kohë që punojmë, por nuk ka justifikime”, Tudor prezantohet te Juve: Vlahovic dhe Kolo Muani të rëndësishëm

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi pak kohë që punojmë, por nuk ka justifikime”,
Igor Tudor

Juventusi do të rikthehet në fushë të shtunën ndaj Genoas në “Allianz Stadium”. Në prag të kësaj sfide, është prezantuar trajneri i ri i bardhezinjve Igor Tudor, i cili doli në konferencë për shtyp për mediat.

“Kemi dëshirë për të bërë mirë, kemi pasur shumë pak kohë për të punuar. Dje kanë ardhur të gjithë lojtarët, por nuk ka justifikime. Vlahovic bëri një gjest të bukur duke u rikthyer herët në stërvitje, ai është një lojtar shumë i fortë. Ai dhe Kolo Muani është e rëndësishme të luajnë sëbashku.

Kam takuar dje një nga drejtuesit. Kultuar këtu është ndryshe në krahasim me 20-30 vite më parë. Nëse je në Juventus, nuk ka rëndësi nëse je i vjetër apo je i ri, por duhet të fitosh. Duhet marrë shembull lojtarët si Zidane, Del Piero dhe Montero për përulësinë e tyre.

Kush do të jetë kapiten? Mbetet Locatelli. Duhet të punojmë për çdo gjë, të japim mendjelehtësi dhe nga pikëpamja taktike që të jetë e duhura.”, u shpreh Tudor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga