Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Jam i zemëruar”, Conceicao pas barazimit me Cagliarin: Pjesa e parë më e dobët në karrierën time si trajner

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam i zemëruar”, Conceicao pas barazimit me Cagliarin: Pjesa e
Sergio Conceicao

Trajneri i Milan, Sergio Conceicao ka folur pas ndeshjes ku ekipi i tij barazoi 1-1 me Cagliarin. Dukshëm, tekniku portugez ishte tepër i pakënaqur me paraqitjen e skuadrës, sidomos në pjesën e parë. Ai thotë se 45 minutat e para ishin një ndër më të dobëtat që kur ka nisur punën si trajner.

“Prisja shumë më tepër në çdo repart. Unë kam qenë trajner për 13 vite dhe duke krahasuar cilësin e këtij grupi me atë që bëmë, ishte pjesa e parë më e dobët që kur kam nisur këtë punë. Na mungonte ritmi, cilësia, të gjithë ishin para portës. Duhej të gjenim referenca, thellësi dhe nuk ishim aq të mirë dhe inteligjentë në këtë gjë.

Problem? Kishte nga pak problem kudo. Pak mendore, fizike… duhet të punojmë shumë për t’u përmirësuar. Ka shumë momente në ndeshje që nuk më kanë pëlqyer aspak. Një barazim do të thotë të humbasësh dy pikë, jam i zemëruar sepse nëse do të kishim bërë gjithçka që kishim përgatitur… Megjithatë, duhet të punojmë dhe përmirësohemi”, tha portugezi.

Kujtojmë se me këtë barazim Milan mbetet ende jashtë kupave të Europës. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e 8-të me 28 pikë të grumbulluara pas 18 javës kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga