
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka folur së fundmi për kampionatin italian. Panucci thotë se Interi është ekipi favorit për titullin kampion edhe sezonin e ardhshëm, por megjithatë duhet të pritet edhe merkato dhe ndryshimet që do të bëhen.
Por Panucci ka një paralajmërim, apo këshillë për Interit. Ish-tekniku i Shqipërisë thotë se Interi duhet të ketë frikë nga Antonio Conte që mori drejtimin e Napolit, pasi ai është një trajner me mentalitet fitues.
“Sigurisht, Interi e nis si favorit kampionatin. Por duhet që zikaltërit të bëjnë kujdes. Antonio Conte është një trajner që ka mentalitet fitues dhe kudo që ka qenë ka bërë shumë mirë. Edhe ekipet e tjera po ndryshojnë dhe do të forcohen më shumë gjatë merkatos. Pres të jetë një kampionat i luftuar që në start dhe me shumë skuadra që do të luftojnë për titullin kampion. Jam kurioz për të parë Thiago Motta-n te Juventusi”, është shprehur Panucci.