Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Igli Tare “TRONDIT" Italinë, në janar ndodh rikthimi i BUJSHËM te Milan

Shkruar nga NEWSPORT
Igli Tare “TRONDIT" Italinë, në janar ndodh rikthimi i
Igli Tare

Thiago Silva mund të rikthehet te Milan. Ky është lajmi që po qarkullon më së shumti në mediet italiane përgjatë orëve të fundit, një transferim që mund të ndodhë që në janar.

Igli Tare është gati që të kryejë këtë rikthim të bujshëm te kuqezinjtë, duke përforcuar repartin e mbrojtjes. Edhe pse është 41 vjeç, Silva po bën mjaft mirë me Fluminense, gjë të cilën e tregoi edhe gjatë verës në Botërorin e Klubeve.

Kujtojmë se qendërmbrojtësi brazilian ka qenë pjesë e Milan nga vitit 2009 deri në vitin 2012, kur u shit për 42 milionë euro te PSG. Gjithashtu ai është aktivizuar me Chelsean, tek të cilët fitoi Champions League.  

Poll

Lexo gjithashtu