
Teun Koopmeiners & Vasilije Adži?
Ditën e djeshme në “Allianz Stadium” u zhvillua derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit në të cilin u shënuan 7 gola. Një përballje e luftuar deri në minutat e fundit, ku bardhezinjtë arritën të merrnin një fitore.
Ky triumf i Juventusit mban firmën e djaloshit Vasilije Adžić i cili realizoi gol në minutën e 90+1’ duke i dhënë fitoren ekipit. Fantazisti malazez ka hyrë në historinë e “Zonjës së Vjetër” pasi shënoi golin e djeshëm.
Vasilije Adžić është bërë lojtari i huaj më i ri që shënon për Juventusit ndaj Interit në moshën 19 vjeç e 124 ditë. Bardhezinjtë e blenë kartonin e tij verën e vitit të kaluar nga Buducnost Podgorica për 7.2 milionë euro.
Poll