
Berat Gjimshiti
Pas pak në orën 15:00 Atalanta do të presë në shtëpi Cagliarin në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Zikaltrit kërkojnë një fitore që t’i mbajë në garën për titull, ndërsa miqtë për të shpresuar mbijetesën në elitën e futbollit italian.
Tashmë dhe trajnerët Gian Piero Gasperini dhe Davide Nicola kanë vendosur për formacionet zyrtare. Berat Gjimshiti dhe Alen Sherri do ta nisin këtë përballje fillimisht në pankinë.
Formacionet zyrtare:
ATALANTA (3-4-2-1): Carnesecchi; Toloi, Hien, Posch; Cuadrado, Sulemana, Pasalic, Ruggeri; Samardzic, Brescianini; Retegui.
CAGLIARI (3-4-1-2): Caprile; Zappa, Mina, Luperto; Augello, Makoumbou, Adopo, Zortea; Deiola; Felici, Piccoli.
Poll