
Cristian Shpendi vazhdon që të ‘çmendë’ ekipet e Serie A. Talenti i Kombëtares shqiptare që momentalisht aktivizohet me Cesena në Serie B italiane, ka marrë vëmendjen e klubeve të elitës.
Pas Fiorentinës, është Atalanta e cila ka hyrë seriozisht në garë për shërbimet e shqiptarit. Klubi bergamask është në gjendje që të ofrojë nga 7 deri në 10 milionë euro për të siguruar talentin shqiptar, i cili te zikaltërit do gjente dhe Berat Gjimshitin.
Ndërkohë që edhe Fiorentina është një nga ekipet që ka ofruar rreth 10 milionë euro për Shpendin. Pritet të shihet se në cilin klub do të vendosë ta vazhdojë karrierën 21-vjeçarin i Shpresave të Alban Bushit.
Kujtojmë që sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer deri më tani në këtë sezon. Në 15 ndeshje mes Serie B dhe Kupës së Italisë, Shpendi ia ka dalë që të shënojë plot 10 gola.