
Cristian Shpendi
Cristian Shpendi është kryefjala e Cesenas në Seria C këtë vit. Klubi italian do të jetë pjesë e Seria B sezonin e ardhshëm dhe për këtë rol kryesor luajti padyshim sulmuesi shqiptar.
Shpendi kryeson renditjen e golashënuesve në kampionat me 20 gola. Ai po ashtu ka asistuar 6 herë të tjera, ndërsa 24 herë ka nisur si titullar dhe 7 herë zëvendësues.
Cesena sheh po ashtu te lojtari i dalë nga akademia e tyre, një burim të ardhurash. Aktualisht 20-vjeçari konsiderohet lojtari më me vlerë.
Poll