
Interi u ndal në shtëpi nga Cagliari. Zikaltërtit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në javën e 32-të të Seria A. Një barazim që nuk bëhet “dramë” nga skuadar e Simone Inzaghit, e cila në derbin ndaj Milanit mund të festojë titullin kampion.
Pas këtij barazimi ka folur trajneri i Interit. Inzaghi ka theksuar se Cagliari e meritoi 1 pikë në këtë sfidë, pasi kundërshtari bëri një lojë të mirë. ndër të tjera ka nënvizuar se ekipi i tij është me një dorë tek titulli kampion dhe shumë afër objektivit të madh.
“E dinim që po luanim ndaj një ekipi që ka ardhur në rritje. Cagliari zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, ata nuk u dorëzuan kurrë.
I vuajtëm kundërsulmet e tyre. Më vjen keq për tifozët që nuk fituam, por jemi shumë afër realizimit të një objektivi të madh“, përfundoi timonieri zikaltër.