Roma ka nisur kontaktet për Joshua Zirkzee, me sulmuesin holandez që ka dhënë miratimin për një transferim të mundshëm drejt kryeqytetit italian.
Lojtari është i hapur për një aventurë të re, duke kërkuar më shumë hapësirë dhe rol të rëndësishëm në skuadër.
Bisedimet mes Romës dhe Manchester United janë në zhvillim, ndërsa klubi anglez po shqyrton kushtet e largimit të lojtarit. Trajneri dhe drejtuesit sportivë të Romës e shohin Zirkzeen si një element kyç për forcimin e repartit ofensiv.
Operacioni pritet të ketë një kosto të lartë, me shifrën që mund të arrijë nivele rekord për klubin verdhekuq, huazim me të drejtë blerje 40-45 milionë euro.
Në klubet bien dakord, gjithçka mund të mbyllet që në ditët e para të janarit.
