Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Bëra realitet ëndrrën time”, Gimenez flet si lojtar i Milan: Krenar, jam gati të luaj ndaj Romës

Shkruar nga NEWSPORT
“Bëra realitet ëndrrën time”, Gimenez flet si lojtar
Santiago Gimenez

Santiago Gimenez ditën e sotme ka folur në një konference për mediat. Sulmuesi mbylli aventurën e tij me Feyenoord dhe u transferua te Milan, duke u bërë futbollisti më i ri i kësaj skuadre.

Meksikani thekson se një nga ëndrrat e tij ishte të luante në Europë me një nga ekipet më të mëdha. Ndër të tjera nënvizon se është gati të zbresë në fushë që në sfidën me Romën.

“Transferimi i Milan? Një nga ëndrrat e mia kryesore që kur isha fëmijë ishte të luaja në Evropë dhe e bëra realitet. Dhe tani që jam në Evropë doja të luaja në një klub të madh dhe dua për të lënë gjurmën time.

A jeni në dispozicion për gjysmëfinalen ndaj Romës? Në ndeshjen e fundit kam pasur një lëndim të vogël, por tani jam shumë gati.

Sa gola mendoni se mund të shënoni? Unë mund të premtoj se do të bëj gjithçka që është e mundur. Nuk besoj në individualizëm, por në lojën ekipore. Ky është një ekip konkurrues që mund të fitojë shumë. Nuk premtoj X numër golash, por do të bëj më të mirën.

Kualiteti dhe sulmuesi më i mirë që kërkoni? Një lojtar që unë e kam ndjekur është Zlatan. E ndjej këtë përgjegjësi, është e mrekullueshme për mua.

Pika të forta? Pasion, fuqi. 

Do të sfidoni menjëherë Feyenoord, si e përjetoni këtë ndeshje? Do të jetë një moment i bukur. Është futboll, ndodh. Do të jetë i veçantë, ishte familja ime dhe do të vazhdojë të jetë”, ka deklaruar Gimenez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga