
Lecce ka barazuar në shtëpi përballë Venezias në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Via del Mare”, përfundoi në baraspeshë 1-1.
Në përfundim të këtij dueli ka folur mesfushori shqiptar i Lecces, Medon Berisha. Ky i fundit shprehet i zhgënjyer për barazimin, pasi thotë se mund të fitonin me rastet që kishin.
“Ne jemi pak të zhgënjyer. Tifozët tanë duhet të na ndihmojnë për të na shpëtuar, ata janë shumë të rëndësishëm për ne, kemi nevoje për mbështetjen e tyre. Pjesa e parë ishte shumë e ekuilibruar. Pas zëvendësimeve i dhamë skuadrës më shumë qetësi. Por siç e thashë jemi të zhgënjyer, sepse e dinim se mund të kishim fituar. Por ne mbetemi pozitivë”, u shpreh Berisha.
Kujtojmë se Lecce mban vendin e 17-të me 26 pikë. Deri më tani, skuadra e Berishës dhe Ramadanit është dy pikë larg “zonës së ftohtë”, teksa javët në vijim do të vazhdojë luftën për mbijetesë.