Milani barazoi mbërmjen e djeshme përballë Lazios, në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico”, përfundoi 2-2, me “Djallin” që ende nuk ka provuar shijen e fitores në kampionat. Pas kësaj sfide ka folur trajneri Paulo Fonseca, i cili analizoi shkurtimisht lojën, teksa theksoi se nuk ka asnjë problem mes tij dhe dyshes Leao – Theo.
“Në pjesën e dytë nuk rrezikuam ne. E kuptoj që nuk është një moment pozitiv, ndoshta në kokën e tyre, lojtarët duan të përpiqen që të mos pësojnë humbje. Fakti është që në vend që të dalim mirë me top kur kundërshtari del përpara, nuk e bëjmë. Pjesën e dytë bëmë komplet të kundërtën e pjesës së parë.
Unë nuk them gënjeshtra, ju më njihni, unë jam gjithmonë i sinqertë. Nuk ka asnjë problem me Theo dhe Leao. Nëse do të kishte probleme s’do të futeshin në fushë me dëshirën për të ndryshuar situatën. Ju a thasë, fola me ata për zgjedhjet dhe ramë dakord. Na mungon hapi tjetër, duhet punë, ekipi humbi qetësinë”, tha Fonseca.