
Për të rritur shancet e qëndrimit në Premier League, Ipswich Town ka bërë një goditje në merkato. Mesfushori paraguaian Julio Enciso, është lojtari më i ri i skuadrës angleze.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ipswich përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit ku prezantohet 21-vjeçari. Enciso do të jetë pjesë e këtyre të fundit deri në fund të sezonit i huazuar nga Brighton.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Bisedat me trajnerin ishin pozitive. I jam shumë mirënjohës atij dhe klubit për besimin që kanë tregtuar tek unë, mezi pres të filloj. Unë jam një luftëtar dhe do të jap gjithçka në çdo ndeshje”, ishin fjalët e para të Encios si lojtar i Ipswich.
Welcome to Town, Julio Enciso. ???????????? pic.twitter.com/Ii9o65Un9F
— IPSWICH TOWN (@IpswichTown) January 23, 2025