
Jordan Henderson
Pas dy sezonesh larg Anglisë, Jordan Henderson është rikthyer në shtëpinë e tij. Ish-mesfushori i Liverpool që ndërpreu kontratën me Ajaxin, është rikthyer përfundimisht në Premier League.
Jordan Henderson është transferimi më i ri i Brentfordit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi britanik nëpërmjet një postimi ku prezantohet mesfushori 35-vjeçar.
Anglezi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e tij më të re. Pas Coventry, Sunderland dhe Liverpool, kjo do të jetë aventura e katërt në karrierën e Henderson me një klub britanik.
View this post on Instagram
Poll