Axel Disasi
Axel Disasi është futbollisti më i ri i West Ham. Qendërmbrojtësi 27-vjeçar mbylli huazimin me Aston Villa, por ende nuk e ka besimin e Chelsea, me këta të fundit që e huazuan përsëri.
Për këtë “formulë” transferimi, West Ham ka paguar 2 milionë euro. Në marrëveshje nuk ka asnjë të drejtë apo detyrim blerje, teksa në fund të sezonit, Disasi do të kthehet te “Blutë e Londrës”.
Kujtojmë se në huazimin që pati te Aston Villa, Chelsea fitoi 6 milionë euro prej francezit. Ndërkohë që “Blutë” e blenë Disasi në vitin 2023, për shumën e 45 milionë eurove nga Monaco.
Poll
