Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

ZYRTARE/ Admirues të Armando Brojës, klubi anglez prezanton trajnerin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Admirues të Armando Brojës, klubi anglez prezanton trajnerin
Vitor Pereira

Wolverhampton nuk ka vonuar dhe ka gjetur pasuesin e trajnerit të shkarkuar, Gary O'Neil. Trajneri i ri i klubit anglez do të jetë 56-vjeçari nga Portugalia, Vitor Pereira.

Ky i fundit vendosi që të mbyllte aventurën e tij në Arabinë Saudite me Al-Shabab, për t’u rikthyer në Europë. Me Wolves, Pereira ka firmosur një kontratë 1 vit e gjysmë, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Sot ai drejtoi për herë të parë seancën stërvitore në “Compton Park”, ndërsa në fundjavë do të jetë në stol kundër Leicester City. Pas Portos, Al-Ahli, Olympiacos, Fenerbahce, Corinthias e Flamengo, tashmë Pereira nis një aventurë të re në Angli.

Kujtojmë që Wolverhampton ishte një nga ekipet e interesuara për shërbimet e Armando Brojës në verë. Te klubi anglez ishin admirues të vërtetë të shqiptarit.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga