
Anthony Gordon dhe Miguel Almiron
Miguel Almiron është futbollisti më i ri i Atlanta United. Sulmuesi paraguajan vendosi të mbyllte aventurën e tij në Premier League me Newcastle për t’u rikthyer në SHBA tek skuadra e Atlanta.
Almiron ka firmosur me amerikanët një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në dhjetor të vitit 2027. Ndërkohë që të për rifituar shërbimet e tij, Atlanta shpenzoi rreth 9.5 milionë euro.
Kujtojmë se 30-vjeçari e ka nisur karrierën e tij në Paraguaj me skuadrën e Cerro për të vazhduar më tej në Argjentinë me Lanus. Më pas, Almiron ka veshur pikërisht fanellën e Atlanta United dhe Newcastle.
View this post on Instagram
Poll