Manchester United ka triumfuar në shtëpi përballë Fulham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”, përfundoi 3-2.
“Djajtë” çuan ndeshjen në 2-0, me golat e Casemiro dhe Cunha. Megjithatë, miqtë gjetën forcën duke barazuar me golin e Jimenez në minutën e 85-të dhe të Kevin në të 91-tën.
Kur u mendua se gjithçka do të përfundonte në barazim, në minutën e 94-të Benjamin Sesko lëshoi një super goditje. Sulmuesi slloven shënoi golin e 3-të për të tijët, duke i dhënë fitoren Man United.
Kështu, “djemtë” e Carrick shkojnë në kuotën e 41 pikëve, duke konsoliduar qëndrimin në vendin e 4-t, zonën Champions. Në krahun tjetër me 34 pikë, Fulham mban vendin e 8-të.
Goli i Benjamin Sesko
