Manchester United - Liverpool
Manchester United ka fituar “Klasiken e Anglisë” kundër Liverpool, 3 – 2. “Djajtë” e nisën shkëlqyeshëm ndeshjen, duke shënuar që në minutën e 6-të me Cunha. Manchesteri nuk u ndal me kaq, finalizoi edhe golin e dytë me Sesko.
Në fraksionin e pjesës së dytë, Liverpool u “zgjua”, vendosi baraspeshën momentale përmes Szoboszlai (47’) e Gakpo (56’).
U duke se United e humbi “busullën”, por vendasit u rikthyen sërish në avantazh me talentin anglez Kobi Mainoo, 3 – 2. Kjo fitore i siguron matematikisht prezencën në Champions League sezonin e ardhshëm Manchester-it të Michael Carrick.
Poll
