Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Gol në minutën e 95-të, vazhdon “mallkimi” për Tottenham, rënia nga Premier League më afër se kurrë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gol në minutën e 95-të, vazhdon “mallkimi”
Tottenham - Brighton

Tottenham nuk ia ka dalë të marrë 3 pikët as në javën e 33-të të Premier League. “Gjelat” londinez ishin shumë pranë fitores kundër Brighton në shtëpi, por u barazuan në minutën e 95-të, 2 - 2.

Seria pa fitore për ekipin londinez ka shkuar në 14 ndeshje radhazi, moment tepër i vështirë. Pas këtij raundi në elitën e futbollit anglez, Tottenham mban vendin e 18-të me 31 pikë, zona e rënies nga Premier League.

Me këtë ritëm, prezenca në Championship është e pashmangshme, ndërsa deri në mbyllje të sezonit janë edhe 5 javë.

Në takimet e tjera të luajtura ditën e sotme, në vigjilje të javës së 33-të, Leeds fitoi bindshëm 3 – 0 karshi Wolves, Bournemouth triumfoi në transfertë 2 – 1 ndaj Newcastle, kurse Brentford – Fulham nuk pati fitues, e mbyllur 0 – 0.

Pas 32 javësh, Tottenham mban vendin e 16-të me 33 pikë, duke u larguar përkohësisht nga “zona e ftohtë”.

Poll

Lexo gjithashtu