Brajan Gruda
Sulmuesi me origjinë shqiptare Brajan Gruda ka rezultuar protagonist absolut në ndeshjen Manchester United – Brighton, e përfunduar 2 – 1 për “Pulëbardhat”.
Edhe pse sfida u mbajt në “Old Trafford”, vendasit u “gjunjëzuan” përpara Grudës, autor i golit të parë dhe asistues në finalizimin e Welbeck.
Një ndeshje për t’u “varuar në kornizë” nga 21-vjeçari, e cila përkoi me raundin e 1/32-ave në Kupën e Anglisë, e njohur si “FA Cup”. Sipas “Flashscore”, Brajan Gruda mori notën më të lartë të ndeshjes, 8.5.
Manchester United - Brighton/ Notat
Goli i Brajan Grudës ndaj Manchester United
Asist i Brajan Grudës ndaj Manchester United
Poll
