Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ Gabriel Jesus në situatë të sikletshme, lojtari kundërshtar i fut dorën tek të pasmet

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gabriel Jesus në situatë të sikletshme, lojtari
Gabriel Jesus kur preket nga Yerson Mosquera

Arsenal e ka nisur mbarë sezonin e ri të Premier League. “Topçinjtë” ia dolin që të fitonin në shtëpi në sfidën e parë të sezonit me rezultatin e pastër 2-0 kundër Wolverhampton.

Por një moment aspak i zakontë ka ndodhur në minutën e 88-të të sfidës. Sulmuesi i Arsenal, Gabriel Jesus u gjend në një situatë shumë të sikletshme, kjo për shkak të një lojtari kundërshtar.

Yerson Mosquera ishte ai që në minutën e 88-të të ndeshjes u afrua te Jesus dhe bëri një gjest të pakuptimtë. Mbrojtësi i Wolves preku tek të pasmet sulmuesin e Arsenal, gjë kjo që solli irritimin e këtij të fundit.

Por me karton të verdhë u ndëshkua vetëm Gabriel Jesus i cili shtyu kundërshtarin. Veprimi i kryer nga Yerson Mosquera nuk u mor për bazë, duke e anashkaluar në mënyrë të çuditshme.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga