Manchester United ka fituar në shtëpi përballë Brentford, në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Premier League. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Old Trafford”, përfundoi me shifrat 2-1.
“Djajtë e Kuq” mbyllën gjithçka në pjesën e parë, duke shënuar dy herë me anë të Casemiro dhe sulmuesit Sesko. Në krahun tjetër, miqtë e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 87-të me Jensen, por rezultoi vetëm gol statistikor.
Kështu, Manchester United “blindon” pozitat në vendin e tretë, duke shkuar në kuotën e 61 pikëve. Në krahun tjetër, Brentford me 48 pikë mbetet në vendin e 9-të, por ka ende shpresa për zonën evropiane.
GOLAT:
Goli i Casemiro (Man United 1-0 Brentford)
Goli i Sesko (Man United 2-0 Brentford)
Goli i Jensen (Man United 2-1 Brentford)
