Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

VIDEO/ S’bën efekt as Armando Broja si titullar, Everton mposhtet nga Nottingham Forest

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ S’bën efekt as Armando Broja si titullar, Everton mposhtet nga
Armando Broja

Everton është mposhtur në shtëpi nga Nottingham Forest në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Goodison Park”, përfundoi 0-2 në favor të miqve.

Dy golat për skuadrën e Nottingham u shënuan nga Wood në minutën e 15-të dhe Gibbs-White në të 61-tën.

Armando Broja në krahun tjetër ishte titullar në këtë sfidë, duke krijuar disa raste e vënë në vështirësi kundërshtarët. Rastin më të mirë e kishtë në minutën e 44-të të sfidës.

Ndërsa në pjesën e dytë ishte disi në hije. Ylli i Kombëtares shqiptare u zëvendësua në minutën e 75-të, për t’i lënë vendin sulmuesit, Beto.

Me këtë fitore, Nottingham shkon në vendin e dytë me 37 pikë. Në krahun tjetër, me 17 pikë të grumbulluara, Evertoni i Brojës zbret në vendin e 16-të.

Rasti i Armando Brojës në minutën e 44-të të sfidës

Momenti kur Armando Broja zëvendësohet

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga