Burnley dhe Manchester United kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Premier League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Turf Moor”, përfundoi 2-2.
Një autogol i Heaven i dha avantazhin Burnley në minutën e 13-të. Ndërkohë që me nisjen e pjesës së dytë, “Djajtë e Kuq” përmbysën me dopietën e Sesko. Por s’mjaftoi, pasi Burnley barazoi 2-2 me Anthony në minutën e 66-të.
Titullar në këtë sfidë ishte edhe Armando Broja, i cili ishte titullar dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 76-të. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zhvilloi një ndeshje mjaft pozitive, duke “çarë” mbrojtjen e United disa herë me driblimet dhe shpejtësinë e tij.
Kështu, Burnley shkon në kuotën e 13 pikëve por mbetet në vendin e parafundit, duke shpresuar ende te mbijetesa. Në krahun tjetër me 32 pikë, Manchester United ngjitet në vendin e 6-të.
GOLAT:
Autogoli i Heaven (Burnley 1-0 Manchester United)
Goli i Sesko (Burnley 1-1 Manchester United)
Goli i Sesko (Burnley 1-2 Manchester United)
Goli i Jaidon Anthony (Burnley 2-2 Manchester United)
