
Armando Broja & Nicolas Jackson
Pasi rinovoi kontratën me Cole Palmer deri në vitin 2033, Chelsea nuk do të ndalet me kaq. Tashmë e ka radhën një tjetër rinovim në radhët e “Bluve të Londrës”.
Sulmuesi, Nicolas Jackson do të vazhdojë aventurën e tij në Londër, teksa është shumë pranë rinovimit të kontratës. Drejtuesit e “Bluve” janë të kënaqur me performancat e 23-vjeçarit senegalez dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin.
Kujtojmë që Jackosn u transferua nga Villareal te Chelsea korrikun e vitit 2023. Klubi anglez shpenzoi plot 37 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, ndërkohë që ky i fundit kontratën aktuale e ka të vlefshme deri në vitin 2031.