Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

U përfol për largim, “ylli” i Arsenal qetëson tifozët: Dua të fitoj trofe në këtë klub

Shkruar nga NEWSPORT
U përfol për largim, “ylli” i Arsenal qetëson
William Saliba dhe Kai Havertz

William Saliba ka folur së fundmi për të ardhmen e tij. Pavarësisht “zërave” se mbrojtësi francez do të kalojë te Real Madrid, është vetë futbollisti që ka hedhur poshtë çdo gjë, duke u shprehur se do të qëndrojë te “Topçinjtë”.

“Jam shumë i lumtur te Arsenali, unë dua të vazhdoj këtu. Dua të fitoj gjëra të mëdha me Arsenalin. Nëse largohesh pa fituar asgjë, atëherë tifozët të harrojnë. Dua të fitoj tituj të mëdhenj këtu, ne do të vazhdojmë përpara”, ka thënë Saliba.

Kujtojmë se 23-vjeçari francez është një titullar absolut në ekipin e Mikel Artetës. Ndërkohë që kontrata e tij aktuale me londinezët përfundon në verë të vitit 2027.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga