
Chelsea - Crystal Palace
Posedimi i topit mbi 70% nuk vlejti më shumë se 1 pikë për Chelsean në ndeshjen e parë të Premier League, sezonin 2025-2026.
Të besuarit e Marescas nuk ishin në gjendje të mposhtnin Crystal Palace, ndeshje e mbyllur 0-0. Edhe pse dueli u mbajt në “Stamford Bridge”, derbi londinez nuk pati fitues.
Në fushë për “Blutë” ishin Cole Palmer, Joao Pedro, Neto, Gittens, Fernandez apo James, por më kot. Ndeshja e radhës për Chelsean do të jetë sërish një derbi, kësaj radhe kundër West Ham në transfertë.
Poll