Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

U mposht nga Arsenali, Ruben Amorim: Humbëm nga goditjet standarde

Shkruar nga NEWSPORT
U mposht nga Arsenali, Ruben Amorim: Humbëm nga goditjet standarde
Ruben Amorim

Manchester United u mposht mbrëmjen e djeshme nga Arsenal, me “Topçinjtë” që triumfojnë 2-0 dhe i shkaktojnë kështu disfatën e parë Ruben Amorim në krye të “Djajve”. Një humbje që sigurisht nuk lë shije të mirë te United, që bën një hap flas në klasifikim.

Pas kësaj sfide, Amorim ka gjetur “fajtorin”. Sipas tij skuadra humbi për shkak të goditjeve standarte. Në përgjithësi nuk kishte shumë raste nga të dyja ekipet, por goditjet standarte vendosën fatet e kësaj përballjeje.  

“Goditjet standarde ndryshuan lojën. Ne mund të ishim më agresivë në zonën e Arsenalit. Deri tek ndërprerjet, loja nuk pati shumë mundësi për të dyja ekipet, goditjet standarde e vranë lojën. Ata mund të vendosin shumë lojtarë pranë portierit dhe është pothuajse e pamundur të luftosh për topin. Ne ishim të përkushtuar dhe humbëm në goditje standarde”, ka përfunduar timonieri portugez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga