Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

Triumfuan 3-0 ndaj Liverpool, Pep Guardiola: Kemi rifituar energjinë që na mungoi sezonin e kaluar

Shkruar nga NEWSPORT
Triumfuan 3-0 ndaj Liverpool, Pep Guardiola: Kemi rifituar energjinë
Pep Guardiola

Manchester City triumfoi 3-0 ndaj Liverpool në “Etihad Stadium”. Një sfidë spektakolare mes gjigantëve anglezë, që dhuruan emocione të mëdha si në fushë edhe në shkallët e stadiumit.

Pas këtij triumfi, City ngjitet në kuotën e 22 pikëve, 4 më pak se kryesuesit e Arsenalit. Për këtë sukses ka folur Pep Guardiola. Timonieri i “Qytetarëve” ka theksuar se skuadra ka rifituar formën e dikurshme, formë e cila i mungoi sezonin e kaluar.

“Ekipi ka një atmosferë të mire. Kemi energji. E humbëm energjinë sezonin e kaluar. Nuk e di pse. Nuk ishim si ky ekip për shumë vite. Humbëm lojtarë, por përpiqeshim të mbështesnim njëri-tjetrin dhe nuk ia dolëm. Edhe ashtu mbyllëm në vendin e tretë. Normalisht, në situata të tilla në Premierligë, mbaron i 10-i. Që nga Kupa e Botës për Klube në SHBA, kam ndjerë diçka ndryshe nga çfarë ndodhi sezonin e kaluar.

Në tetor dhe në nëntor, nuk fiton Premierligën. Ekipi që fiton është ai që rritet. Mund të jesh në krye, por duhet të bëhesh gjithmonë më i mirë. Diskutojmë shumë për këtë. Ndjejmë se po shkojmë në atë drejtim. Kemi rikuperuar në shumë mënyra. Ndjej se jemi kthyer dhe mund të luajmë në mënyra të ndryshme tani. Kjo është e mirë për ne, por jo për kundërshtarët. Ata nuk e dinë çfarë do të bëjmë.

Ishte kënaqësi të luaja kundër tyre – Virgil, Robertson, Salah, kemi bërë 1,000 përballje”, ka deklaruar timonieri i Cityt.

Poll

Lexo gjithashtu