Tottenham vazhdon situatën kaotike në ligën angleze. Pas fitores me Cityn, iluzionet u përhapën se diçka e mirë do të ndodhte për Spursat, por londinezët dolën në origjinë sërish.
Tekniku i të bardhëve, Ange Postecoglou ka folur pas disfatës 1-0 të skuadrës me Bournemouth. Presioni i drejtuesve ndaj australianit është rritur, pas ngjarjes së fundit me përballjen me tifozët.
“Jam i vendosur të përmirësoj skuadrën. Jam i zhgënjyer vërtet. Do të vazhdoj të luftoj me ekipin.
Duhet t’a bëjmë këtë. Ringritja është e domosdoshme. I kërkoj falje fansave për rezultatet. Kjo është gjithçka mund të them për momentin.”, u shpreh trajneri i ekipit të Tottenham.
Poll