“Shpresoj që Armando të jetë i disponueshëm për fundjavën. Deri tani çdo gjë duket pozitive. Ai ishte në fushë dje, po ashtu edhe sot. Do të shohim si do të reagojë nesër”, fjalët e trajnerit të Burnley Scott Parker për gjendjen e sulmuesit të Kombëtares Armado Broja.
Shqiptari pësoi dëmtim të dhimbshëm kundër Anglisë në “Air Albania”, pak minuta pasi u fut në fushë. Prononcimi i Parker para ndeshjes me Chelsean në Premier League, java e 12-të dha shpresa për Brojën, por “Burnley Express” ka publikuar formcionin e mundshëm të takimit që do mbahet nesër.
Emri i Armando Brojës nuk evidentohet si titullar, ndërsa po sipas këtij mediumi, gjasat janë të pakta që 24-vjeçari të zbres në fushë kundër ish-klubit të tij.
