Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

PREMIER LEAGUE

“Tersi” i trajnerëve vazhdon te Tottenham, dalin 5 emrat që “kërcënojnë” Tudorin

Shkruar nga NEWSPORT
“Tersi” i trajnerëve vazhdon te Tottenham, dalin 5 emrat
Igor Tudor

Trajnerët kanë ndryshuar, por performanca në fushën e lojës për Tottenham mbetet po e njëjta. Pasi pësuan disfatën e pestë radhazi në kampionat, përballë Crystal Palace në shtëpi me rezultatin 1-3, “Spurs” e shohin veten në pozita mjaft të vështira, duke ndërlikuar seriozisht qëndrimin mes më të mirave në Premier League.

Largimi i tifozëve në stadium që në pjesën e parë ishte një tregues i qartë se puna e trajnerit Igor Tudor nuk ishte ajo çfarë pritej prej tyre, ndërsa drejtuesit kanë lëvizur menjëherë nga puna për të gjetur pasuesin e tij.

E përditshmja britanike The Mirror, shkruan se në listën e Tottenham kanë përfunduar 5 emra që mund të shqyrtohen nëse Tudor nuk ia del të përmbushë kontratën e tij. Bëhet fjalë për Ryan Mason, Harry Redknapp, Robbie Keane, Roberto De Zerbi dhe Edvin Terziç, të cilët janë gati të marrin në dorë fatin e skuadrës.

Mes kampionatit dhe Champions League, Tudor i duhet të bëj gjithçka për të “ruajtur” vendin e punës, madje të luftojë edhe “hijet” e pesë emrave që e përndjekin në stol.

Momentalisht, Tottenham ndodhet në vendin e 16-të, 1 pikë larg vendit të ftohtë.

Poll

Lexo gjithashtu