
Manchester City arriti të merrte një fitore të diskutueshme në minutat e fundit të takimit kundër Wolves. Skuadra e Pep Guardiola-s dukej se “kishte hipotekuar” një barazim në “Molineux”, por shpëtimtari qëlloi të ishte John Stones. Qendërmbrojtësi shënoi me kokë në minutën 95-të duke mposhtur portugezin Jose Sa.
Trajneri epik spanjoll, Pep festoi çcmendurisht fitoren e çasteve të fundit, që e vendosi City-n në krye të ligës, derfisa Liverpool të arrinte të mposhte Chelsea-n e t’i parakalonte “Citizens”.
Ish-trajneri i Bayern e Barcelonës tha se “blutë” nuk janë mësuar me kësi lloj fitoresh si Klopp i Liverpool. Ai theksoi se me mbrojtjet që “parkojnë” autobuzinë mbrapa bëhet shumë e vështirë të gjesh rrugë për të shënuar.
“Ne jemi shumë të duruar dhe kjo është një gjë e mirë. Është një shije e mirë kur fiton në fund. Ne jemi ndierë dhe humbës në minutat e fundit, por kështu e ka futbolli. Shpresojmë se kjo fitore është fillimi i shumë të tjerave më mbas. Sulmuesi Phil Foden dhe goditja me kokë ishin të mrekullueshme”, u shpreh Guardiola.
Klubi nga Manchester arrin rekord me 31 ndeshje të PL të pamposhtur. Ata i pret skuadra e Qazim Laçit dhe Indrit Tucit në Pragë, të mërkurën ku shpresojmë që shqiptarët tanë të bëjnë një paraqitje ekselente ndaj ekipit më të fortë në planet.

John Stones' last gasp header secured all three points at Wolves! ????
— Manchester City (@ManCity) October 20, 2024
Watch the highlights ⤵️ pic.twitter.com/YGfLki6Qm9