Ish-sulmues i Newcastle, Liverpool dhe kombëtares së Anglisë, Andy Carroll do të paraqitet para Gjykatës në Chelmsford të martën, pasi u akuzua për shkelje të një urdhëri ndalues.
Sipas “BBC”, Carroll i cili aktualisht luan për ekipine e Dagenham përballet me një dënim të mundshëm me burg. Ai u arrestua në prill për veprën penale “Dhunë në familje”. Ndërsa dënimi për shkeljen e një urdhëri ndalues të dhënë nga autoritetet kompetente, mund të shkojë nga një gjobë deri në 5 vjet burg në rastet më të rënda.
Rikujtojmë se sulmuesi luajti 9 ndeshje për Anglinë dhe u bashkua me Liverpoolin në vitin 2011 për një tarifë rekord të klubit në atë kohë prej 41 milionë eurosh. Ai u nënshkrua si zëvendësim për Fernando Torres pasi ikona e Atletico Madrid u transferua te Chelsea.
