
Manchester United bleu Benjamin Seskon nga Leipzig për shifrën e 76.5 milionë eurove. Talenti i kombëtares sllovene ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar i “Djajve të Kuq” në “MUTV”.
Sesko ka theksuar se idhulli i tij i fëmijërisë ka qenë Zlatan Ibrahimovic. “Që kur isha i vogël, e kam parë gjithmonë. Çdo video që munda të gjej në YouTube, sepse Zlatan është thjesht i pabesueshëm.
Nuk kemi të njëjtin personalitet, por më pëlqente të shihja mënyrën se si luante dhe sa shumë argëtohej me topin. Nëse të pëlqen të luash, atëherë gjithçka funksionon.
Ëndrra ime është ta takoj një ditë Ibrahimovicin, do të ishte fantastike. Ai është idhulli im. U përpoqa të mësoja disa gjëra prej tij”, u shpreh Sesko.