Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni. Portugezi ka vendosur të mbyllë aventurën e tij te anglezët pas 9 vitesh.
Bëhet me dije se tashmë lojtari e ka marrë këtë vendim pavarësisht se vazhdon të jetë një lider te City. Në këtë sezon ka luajtur në 33 ndeshje në të gjitha kompeticonet, duke qenë vendimtar me paraqitjet e tij.
Siç dihet Barcelona prej kohësh e ndjek sulmuesin, ndërsa edhe Benfica mban një sy nga ish-i i tyre. Gjithashtu disa klube në Serie A kanë shfaqur interes për të, teksa me kuriozitet mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i tij i radhës.
Vlen të theksohet se me fanellën e Manchester Cityt ka regjistruar plot 440 ndeshje zyrtare, duke shënuar 73 gola dhe dhënë 78 asistime.
